Showbiz

Xhensila Myrtezaj nën hetim nga SPAK? Këngëtarja reagon dhe sqaron gjithçka

Lajmet e qarkulluara përgjatë ditëve të fundit nëpër rrjetet sociale dhe media se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë sjellë dhe një reagim të detyruar nga vetë ajo.

A24News
A24News
July 10, 2026 · 1 min read
Xhensila Myrtezaj nën hetim nga SPAK? Këngëtarja reagon dhe sqaron gjithçka

Përmes një deklarate publike të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, Myrtezaj sqaron se asnjë lajm nuk është i vërtetë dhe se ajo nuk është subjekt i asnjë hetimi nga organi i Posaçëm.

Duke paralajmëruar se do ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, këngëtarja shton ndër të tjera se lajmet “e pavërteta”, ashtu sikurse ajo i cilësoi, të cilat janë bërë publiek së fundmi kanë dënuar figurën, dinjitetin dhe reputacionin e saj.

“DEKLARATË PUBLIKE! Portalet dhe faqet që kanë publikuar ose shpërndarë lajme të pavërteta duke përfshirë emrin tim kanë keqinformuar opinionin publik. Sqaroj qartë se nuk jam subjekt i asnjë hetimi nga SPAK. Çdo pretendim në të kundërt është i rremë, i pabazuar dhe cenon figurën, dinjitetin dhe reputacionin tim.
I bëj thirrje të gjitha mediave dhe portaleve të verifikojnë faktet përpara publikimit. Çdo shpifje apo informacion i pavërtetë që dëmton reputacionin tim do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore. Dhe çdo portal që vazhdon dhe shpif mbi imazhin time do ndiqet ne te gjitha rruget ligjore. Xhensila Myrtezaj”, shkruan Myrtezaj.

Advertisement

Ad space (horizontal)
A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories