Në një intervistë me shkrim për Prive By Liberta Spahiu, Alba ka rrëfyer më shumë për rrugëtimin e saj në botën e modelingut dhe pageantry, ambiciet personale dhe planet për të ardhmen.
Rrugëtimi i saj në këtë fushë ka nisur që në moshën 13-vjeçare, ndërsa me kalimin e viteve modeling dhe pageantry janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të jetës së saj.
“Modelingun dhe pageantry i shoh si një mënyrë për të shprehur veten, personalitetin dhe ambicien time”, është shprehur Alba.
Një moment i rëndësishëm në karrierën e saj ishte pjesëmarrja në Miss Universe Kosovo 2025, ku u rendit First Runner-Up. Sipas saj, kjo eksperiencë i dha më shumë vetëbesim dhe e motivoi për të vazhduar rrugëtimin në botën e bukurisë dhe modelingut.
Një vit më vonë, Alba mban një tjetër titull të rëndësishëm. Si Miss Grand Kosovo 2026, ajo tashmë ndodhet në Tajlandë, ku po përfaqëson Kosovën në një prej skenave ndërkombëtare të pageantry.




