Showbiz

“Ata buzëqeshin… akoma”! Marsiela dhe Indriti rikthejnë dyshimet për ndjenjat mes tyre

A24News
A24News
28.09.2026 · 1 min read
“Ata buzëqeshin… akoma”! Marsiela dhe Indriti rikthejnë dyshimet për ndjenjat mes tyre

Historia mes Marsielës dhe Indritit duket se vazhdon të tërheqë vëmendjen edhe pas përfundimit të emisionit që i bëri të njohur për publikun.

Së fundmi, ishte vetë Indriti ai që riktheu Marsielën në qendër të vëmendjes përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Në video, Indriti pyet ndjekësit:

“A doni me dit se çfarë thotë Marsiela?”

Më pas ai shpjegon se shumë persona e pyesin për Marsielën në komentet e tij dhe nis të tregojë një pjesë të komunikimit mes tyre. Në mënyrë të dukshme, ai e shoqëron këtë moment me një reagim të emocionuar, duke bërë që Marsiela ta kthejë situatën në një batutë.

"Shiheni sa i ngazëllyer që është…”, shprehet Marsiela, duke e shoqëruar momentin me një foto të Indritit.

Por përgjigjja e saj nuk mbaron aty.

Marsiela e sfidon publikisht:

“Indrit, emisioni ka mbaruar! Askush nuk do t'ja di më për ne të dy!”

Më pas ajo shton:

“Pse merresh akoma me mua kur s’do t’ia dish për mua?”

Dhe vjen fjalia që ka tërhequr më shumë vëmendje:

“Çfarë ke dashur të tregosh me këtë video përveçse ti do t'ja dish per mua njesoj siç une dua t'ja di per ty”

Marsiela e mbyll reagimin duke qeshur, duke e kthyer gjithë situatën në një moment ironik.

Por Marsiela nuk u ndal me kaq.

Ajo publikoi edhe dy throwback-e nga emisioni, ku të dy pyeteshin nëse kishin ende ndjenja për njëri-tjetrin.

Si qershia mbi tortë, në Story u shfaq edhe një koment i Megi Pojanit, moderatores dhe autores së emisionit, mbi videon e publikuar.

“Ata buzëqeshin… akoma… kur flasin për njëri-tjetrin…”

Marsiela e ka lënë këtë koment me tre pika, duke e sjellë në Story pa dhënë një shpjegim të drejtpërdrejtë.

Dhe pikërisht këtu lind edhe pikëpyetja.

A është thjesht një kujtim nostalgjik i historisë së tyre, apo tre pikat e Marsielës janë një mënyrë për të lënë të kuptohet se ndjenjat mund të mos jenë zhdukur plotësisht?

Nga njëra anë, Indriti vazhdon ta rikthejë Marsielën në përmbajtjen e tij. Nga ana tjetër, Marsiela i përgjigjet me humor, por njëkohësisht publikon momente të vjetra ku të dy shfaqen duke pranuar se kanë ende ndjenja.

Asnjëri nuk ka deklaruar publikisht se janë rikthyer bashkë. Por mënyra se si të dy vazhdojnë ta rikthejnë njëri-tjetrin në vëmendje ka bërë që pyetja të mbetet pezull:

A vazhdojnë Marsiela dhe Indriti akoma të kenë ndjenja per njëri tjetrin?

Për momentin, tre pikat e Marsielës lënë hapësirë për interpretim. 👀

https://www.instagram.com/reel/DdznSp4uia2/?stkn=MTA3OGVhcTRtY2ZraA==

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories