Politikë

Pas takimit me Ramën, Macron: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka riafirmuar mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë, pas takimit të zhvilluar në Pallatin Elize me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

A24News
A24News
June 22, 2026 · 1 min read
Pas takimit me Ramën, Macron: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, kreu i shtetit francez vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar bashkëpunimin në fusha të rëndësishme si inovacioni, arsimi, kultura dhe turizmi.

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama. Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit, dëshmon për afërsinë tonë”, shkroi Macron.

Presidenti francez nënvizoi se Parisi synon t’i japë një shtysë të re partneritetit me Tiranën, duke forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe atë në fushën e mbrojtjes.

“Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës”, u shpreh ai.

Macron theksoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Francës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian, duke vënë theksin te rëndësia e vazhdimit të reformave.

“Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, përfundoi presidenti francez.

Takimi mes Macron dhe Ramës vjen në një moment kur Shqipëria vijon procesin e negociatave me Bashkimin Europian dhe synon përshpejtimin e reformave të kërkuara në kuadër të integrimit.

Advertisement

Ad space (horizontal)
A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories