Showbiz

Saide Buzi në krahët e një mashkulli! Publikon foton intime dhe pendohet pas pak minutash

Rrjeti po zien! Ish-konkurrentja e njohur e Për’puthen, Saide Buzi, duket se ka vendosur të ndajë me ndjekësit një pjesë nga jeta e saj private, por gjithçka ka zgjatur vetëm pak minuta.

A24News
A24News
July 18, 2026 · 1 min read
Saide Buzi në krahët e një mashkulli! Publikon foton intime dhe pendohet pas pak minutash

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Saide ka publikuar një Instastory mjaft provokues dhe romantik. Në foto ajo shfaqet para pasqyrës e veshur me një fustan të zi rrjetë dhe me kapele, teksa shihet qartë në krahët e një djalë misterioz, i cili e mban prej beli. Edhe pse identiteti i tij mbetet ende sekret pasi fytyra nuk dallohet plotësisht, detajet tregojnë një afrimitet të madh mes dyshes.

Por, ajo që i ka habitur të gjithë ka qenë lëvizja e papritur e Saides. Vetëm pak minuta pas publikimit, me sa duket e penduar për këtë hap, ajo e ka fshirë menjëherë foton nga profili i saj.

Çfarë po ndodh vërtet me jetën sentimentale të Saides? A është ky zyrtarizimi i një lidhjeje të re, apo thjesht një moment impulsiv që ajo zgjodhi ta tërhiqte pas?

Mbetet të shohim nëse bukuroshja do të reagojë apo do të preferojë të qëndrojë në heshtje, por një gjë është e sigurt: "screenshot-et" e ndjekësve besnikë tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit!/ A24News 

Advertisement

Ad space (horizontal)
A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories