Por, përpara se kënga të jetë në dispozicion të të gjithë publikut, fansat e saj besnikë kanë menduar t'i bëjnë artistikes një surprizë tejet emocionuese.
Përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, Egli ka ndarë me ndjekësit emocionet e këtij momenti të ëmbël. Ajo ka marrë një dhuratë speciale nga grupi i saj i fansave ("EglisFamily"): një tufë gjigante me lule në nuancat e rozës dhe blusë, e shoqëruar nga një letër dedikimi tejet prekëse.
"Nuk harroni kurrë të më bëni të lumtur e të më surprizoni.. Ju dua shumë! 18:00 mos harroni 🤫" – ka shkruar Egli krahas fotos ku shfaqet e përlotur nga gëzimi.
Në letrën e hapur të cilën këngëtarja e mban në dorë, fansat i urojnë suksese për projektin e ri me fjalë zemre:
"Qoftë kjo këngë si deti i pafund, që pushton çdo breg me bukurinë e tij, dhe si dielli, që ndriçon çdo zemër me ngrohtësi. Uroj që çdo notë të udhëtojë larg, të prekë shpirtra dhe të kurorëzohet me suksesin që meriton... Gjithmonë me Ty dhe për Ty! #EglisFamily"




