Egli tregoi se askush nuk mund ta kuptojë çfarë ndodh brenda shtëpisë nëse nuk e ka përjetuar vetë. “Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, tha ajo, ndërsa pranoi se i kishte dhënë besën partnerit të saj dhe nuk kthehej më pas, edhe pse ishte e vetëdijshme se po gjykohej nga publiku.
Gjatë intervistës, Egli foli edhe për mënyrën se si e percepton dashurinë në ditët e sotme.
“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë”, u shpreh Egli, ndërsa foli edhe për materializmin dhe mënyrën se si shumë djem përpiqen të impresionojnë vajzat me luks, në vend të lidhjes së vërtetë.




