Teksa ishte e ftuar në emisionin "She's on Top", ajo vendosi të ndante disa prej emocioneve dhe kujtimeve më të forta që i kanë mbetur nga qëndrimi në shtëpinë e BBV.
E pyetur nga moderatorja Sara Gjordeni nëse kishte ndonjë moment që do të donte t'a fshinte nga rrugëtimi i saj në reality show, Egli u shpreh se nuk do të ndryshonte asgjë nga ajo eksperiencë.
"Për të fshirë nuk do ta fshija asnjë moment, sepse edhe po ta fshija unë, ai ekziston në çdo arkiva. Kështu që është e kotë të thuhet", deklaroi ajo.
Teksa foli për kujtimin më të bukur nga qëndrimi në shtëpi, këngëtarja ndau një moment tepër emocional që lidhet me festimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.




