Mateo e ka pyetur hapur ish-banoren e “Big Brother VIP 5” në lidhje me arsyet e ndarjes nga Keijsi Hyseni. Kujtojmë se dyshja nisi një raport të bukur dashurie brenda shtëpisë së BBVA 5, i cili u komentua gjatë nga publiku.
E pyetur për këtë ndarje, Ina u shpreh zyrtarisht se lidhja e tyre tashmë është mbyllur një herë e mirë. Me një buzëqeshje në fytyrë, ajo zbuloi se arsyeja kryesore që çoi në ndarjen e çiftit ka të bëjë thjesht me një ‘mospërputhje karakteri’ mes tyre.




