I cili ndër të tjera ka folur edhe për futjen e efektivëve të Policisë së Shtetit në ambientet e një lokali pranë Kuvendit, ku ishin strehuar disa protestues për t’iu shmangur forcave të rendit. Në pamjet e publikuara edhe më parë nga Newsbomb.al duket se disa prej tyre nxirren jashtë me forcë dhe tërhiqen zvarrë nga efektivët.
Sipas Ballës, në atë lokal ishin duke konsumuar kafen e mëngjesit deputetët Ulsi Manja dhe Admir Kandeli në momentin që janë sulmuar fizikisht nga protestuesit.
“Nuk ka një incident, kolegu Manja, kolegu Kadeli kanë qenë në 8 të mëgjesit duke pirë në kafe para parlamentit dhe aty janë sulmuar fizikisht dhe aty ka qenë turp i policisë që nuk ka ndërhyrë më herët”, është shprehur Balla ndër të tjera.
Teksa më herët kur u shpreh se PD kishte frikë të vinte në Parlamanet, pyetjes së gazetarëve nëse ai kishte frikë i është përgjigjur: “Unë jam i vetmi këtu që kam dënuar edhe sulmin ndaj selise të PD, se këta ish Partia Demokratike, ndjesë pastë nuk erdhi sot se pati frikë nga vezët. Unë nuk kam frikë jo, nga këta por nga askush, vetëm nga Zoti kam frikë, e kam dënuar dhe e dënoj, sot sulmohet parlamenti, dukur e ka bërë Sali Berisha dikur Lulzim Basha, ky nuk është një skenar i ri”




