Mësohet se, gjatë vizitës, Kryeministri do të shoqërohet nga bashkëshortja, znj. Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
Në Nju Jork, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.
Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.




