Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu ka sulmuar kritikët, duke pretenduar se gjatë 24 orëve të fundit janë përhapur deklarata të pavërteta për mosardhjen e NATO-s dhe presidentit amerikan Donald Trump në Shqipëri.
“Të gjithë qelbësirat e kombit shqiptar kishin 24 orë gënjenin që NATO dhe Trump nuk do vijë në Shqipëri. O Zot sa fundërrina janë mbledh në Tiranë. Pthuuu”, shkruan Spahiu.
Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili konfirmoi nga samiti i Ankarasë se Shqipëria do të presë takimin e ardhshëm të Aleancës.




