Ministria e Financave nëpërmjet një letre dërguar Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas ka sqaruar se bazuar në ligjet për “Për procedurat tatimore” dhe “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, shitja e biletave të transportit urban nga shoferi ose personi i autorizuar përjashtohet nga detyrimi për lëshimin e faturës elektronike.
Ky përjashtim shtrihet edhe në detyrimin për pajisje me POS, pasi ligji përkatës e lidh detyrimin për POS me subjektet që janë të detyruara të fiskalizojnë transaksionet.
Në këtë kuadër, sipas Ministrisë së Financave, operatorët e transportit urban që shesin bileta direkt në mjet, sipas vendimeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, konsiderohen të përjashtuar nga detyrimi për terminale POS në çdo autobus.
“Në paragrafin 1, të nenit 59/3, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, janë parashikuar tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë, që duhet të jenë të pajisur me terminal “POS/POI” në çdo pikë shitjeje, sipas kalendarit të përcaktuar.
Por, në shkronjën “b”, të paragrafit 2, të këtij neni, është përcaktuar se: “2. Përjashtohen nga detyrimi i pajisjes me terminal “POS/POI”: b) tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë, sipas ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit;”
Ndërkohë, në shkronjën “b”, të paragrafit 1, të nenit 5, të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, është parashikuar se:
“1. Përjashtimisht përcaktimeve në nenin 4, të këtij ligji, tatimpaguesi nuk është i detyruar të lëshojë faturë për llojet e veprimtarive dhe për furnizimin e mallrave e të shërbimeve si më poshtë:




