Braçe nuk hezitoi të ndalojë për të debatuar me aktivisten, teksa në disa momente nuk e kurseu ironinë dhe dozat e humorit.
Pjesë nga biseda:
Aktivistja: Deputet i shitur, më në fund ju kapëm. Pse i fshiheni popullit? Dje ku ishit, nga dolët dje nga parlamenti?
Braçe e shoqëron deklaratën e aktivistes duke qeshur dhe shprehet: Si më kape?
Aktivistja: Ku ishit dje?
Braçe: Pse bërtet kështu? Në parlament isha. Avash avash se më “lave”.
Aktivistja: Nga dolët dje?
Braçe: Atje ku ishe ti dolëm. Të respektuam, ata që të shanë bënë shumë gabim. Ti nuk na respektove.
Aktivistja: Unë kam pasur respekt për të gjithë, sepse të mos kisha, kolegut tënd Tërmet Peçi do t’ja kisha thyer vezët në kokë.
Braçe: Ti ke të drejtën të protestosh, të kundërshtosh, të bësh të gjitha gjërat, por në momentin që ti qëllon me vezë… Vëre veten në vend të atij që ti qëllon me vezë. Nëse ai ta kthen vezën ty mbrapsht, dënohet për dhunë gjinore, akt sulmi ndaj teje. Një shoku jot tha edhe për ngacmim seksual.




