Gazetarja Klodiana Lala raporton se kryetarit të Bashkisë i është aprovuar nga Prokuroria e Posaçme eja dhe momentalisht është duke udhëtuar drejt maternitetit Koço Gliozheni, ku do të vizitojë beben dhe bashkëshorten.
Mësohet se Veliaj ka mbërritur tashmë në maternitet, ndërsa leja e siguruar nga Prokuroria e Posaçme ka një afat prej 48 orësh. Nuk është vendosur ende nëse Veliaj do të qendrojë në maternitet edhe gjatë natës.
Avokati i Veliajt ka bërë publike dhe një reagim ku thuhet:Familja dëshiron që ky moment të mbetet një gëzim familjar privat. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen e saj më të thellë për përkujdesjen, profesionalizmin dhe ndihmën e vyer të profesorit Orion Glozheni.




