Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama tha se dokumentet e publikuara nuk janë projekte të hartuara apo të miratuara nga qeveria, por masterplane të realizuara nga studio ndërkombëtare arkitekture me porosi të subjekteve private për prona private.
Sipas kreut të qeverisë, një pjesë e këtyre masterplaneve nuk janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, çka, sipas tij, dëshmon se institucionet ushtrojnë kontroll mbi zhvillimet urbanistike dhe nuk funksionojnë si formalitet.
Rama akuzoi gjithashtu ata që kanë publikuar këto materiale se po manipulojnë faktet dhe po i përdorin masterplanet si “prova” për të ngritur akuza politike ndaj tij.




