Ngjarja ka ndodhur në fshatin Domen, ku, sipas të dhënave paraprake, dy të miturit të moshës 1 dhe 3 vjeç kishin shkuar së bashku me nënën e tyre, 24 vjeçe, në një shtëpi të vjetër, e cila nuk ishte më në përdorim. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, objekti është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar një tragjedi me pasoja fatale.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se banesa ndodhej në një zonë të vështirë për t’u arritur, rreth 30 minuta larg rrugës automobilistike, çka ka vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.




