Në një intervistë për Pressing T7 tha se i vjen turp që qytetarë nga Kosova shkojnë në protesta. “Po më vjen marre që i shoh bashkëombasit në protestë në Shqipëri. Unë nuk do kisha shkuar dhe do t’u kisha thënë njerëzve përmbahuni” është shprehur ai.
Në protestën e bulevardit në Tiranë nuk kanë munguar protestues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata fillimisht u shfaqën si diaspora shqiptarë, ndërsa sipas vetë qëndrimeve të politikanëve të ndryshëm në Prishtinë dhe Shkup, ata janë të organizuar nga Vetëvendosja dhe simotra e saj VLEN.




