Bota

Propozim martese në majën e Empire State Building, çifti shpalos edhe një mesazh për paqen

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua të mërkurën në New York, ku dy persona u ngjitën në majën e Empire State Building, duke shpalosur një banderolë me një mesazh për paqen dhe dashurinë.

A24News
A24News
July 1, 2026 · 1 min read
Propozim martese në majën e Empire State Building, çifti shpalos edhe një mesazh për paqen

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë dy persona me maska, të cilët, pasi arritën në majën e ndërtesës 443 metra të lartë, realizuan edhe një propozim martese.

Në banderolën që ata shpalosën lexohej mesazhi: “Kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtetin, bota njeh paqen.”

Ende nuk dihet se si ata arritën të ngjiteshin në majën e një prej ndërtesave më ikonike në botë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.

New York City Police Department njoftoi se ngjarja ndodhi rreth mesditës në ndërtesën e vendosur në Fifth Avenue dhe se fatmirësisht nuk u raportuan persona të lënduar.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është publikuar edhe një video e filmuar nga njëri prej personave nga platforma pranë majës së Empire State Building.

Pas incidentit, dhjetëra efektivë policie, përfshirë njësitë e specializuara të Shërbimeve Emergjente, u angazhuan në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar mënyrën se si u realizua ky veprim.

Advertisement

Ad space (horizontal)
A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories