Aktualitet

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje

A24News
A24News
02.07.2026 · 1 min read
Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje

Burime pranë policisë bëjnë me dije se automjeti ishte i parkuar, ndërsa drejtuesi i tij ndodhej në një dyqan aty pranë. Në ato momente, ai ka vënë re se mjeti ishte përfshirë nga flakët.

Menjëherë është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Korçë, efektivët e të cilit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Megjithatë, automjeti është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories