Aktualitet

Lezhë/ U rrëzua teksa po ruante bagëtitë në mal, 71-vjeçari shpëtohet nga ekipet e urgjencës së spitalit

Një i moshuar është shpëtuar këtë të shtunë nga policia e Lezhës pasi i erdhën në ndihmë në një zonë malore. I moshuari mësohet se është rrëzuar teksa po ruante bagëtitë në zonën malore pranë kalasë së qytetit dhe kishte marrë dëmtime.

A24News
A24News
July 11, 2026 · 1 min read
Lezhë/ U rrëzua teksa po ruante bagëtitë në mal, 71-vjeçari shpëtohet nga ekipet e urgjencës së spitalit

Ai ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe për shkak të gjendjes së tij është dërguar në spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar. Policia gjithashtu ka ndarë pamje nga momenti i transportimit të 71-vjeçarit nga zona malore.

‘Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës i shkuan në ndihmë një të moshuari të dëmtuar në zonë malore.

Pas marrjes së njoftimit se një i moshuar ishte dëmtuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, shërbimet e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës mjekësore të Spitalit Rajonal të Lezhës, kanë reaguar menjëherë.

Shtetasi, i cili ishte duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime, duke e pasur të pamundur lëvizjen.

Advertisement

Ad space (horizontal)

Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës bënë të mundur transportimin e tij në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Më pas, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Policia e Lezhës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë apo situatë emergjente, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112′, njofton policia.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories