Shkambaj drejtonte më parë Komisariatin e Tropojës. Gjatë karrierës së tij ka shërbyer si specialist për krimet në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ndërsa në vitin 2019 u emërua shef i Seksionit të Operacioneve Speciale.
Ndryshimi në Sarandë vjen pak ditë pas atentatit ku u vra 44-vjeçari Artan Myrtaj. Policia e Shtetit zhvilloi një analizë me strukturat vendore, ndërsa dy ditë më parë ministri i Brendshëm kishte kërkuar shkrirjen e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës.




