Në fokus të takimit janë drejtues dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë dhe sigurisë, mes tyre Policia e Shtetit, SPAK-u, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Prokuroria.
Nga pala amerikane është parashikuar pjesëmarrja e Spencer Horn, ndërsa në takim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të fushës së sigurisë dhe hetimit.
Pjesëmarrja e zyrtarëve amerikanë dhe përfshirja e institucioneve kryesore shqiptare të drejtësisë ka ngritur pikëpyetje mbi çështjet që mund të jenë në fokus të diskutimeve.




