Bota

Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

A24News
A24News
05.07.2026 · 1 min read
Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

“Ne, nga ana jonë, kemi mbështetur dhe vazhdojmë të mbështesim çdo hap që do të kontribuojë në uljen e tensionit në rajonin tonë dhe zgjidhjen e problemeve përmes diplomacisë”, tha ai, duke shtuar se Ankaraja po monitoron “me vëmendje të veçantë” lëvizjet e qeverisë izraelite, të cilën e akuzon se synon të minojë konsensusin.

Presidenti turk foli për një “udhëheqje sioniste”, të cilën e përshkroi si një “grup kasaphanësh”, duke pretenduar se ajo e lidh mbijetesën e saj politike me vazhdimin e konflikteve në rajon, ndërsa vuri në dukje se “veçanërisht nuk i lë të qetë Libanin dhe Sirinë”.

“Nuk duhet të lejojmë që qeveria aktuale e Izraelit, e cila është e varur nga lufta, ta zhytë përsëri rajonin tonë gjeografik në erën e barutit dhe gjakut”, theksoi ai, duke nënvizuar se Turqia kërkon një rend rajonal ku të gjithë banorët, pavarësisht fesë, do të jetojnë në paqe dhe siguri.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories