Aktualitet

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

A24News
A24News
24.06.2026 · 1 min read
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Sipas policisë, rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, dy vëllezëri ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur për arsye ende të paqarta shtetasi M. Rr., 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.

I plagosuri u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories