Aktualitet

Dhunuan një kliente dhe një punonjës policie/ Arrestohet pronarët e një dyqani në Tiranë

Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë janë arrestuar pasi mbajtën të mbyllur në subjekt një kliente dhe ushtruan dhunë fizike ndaj saj.

A24News
A24News
June 28, 2026 · 1 min read
Dhunuan një kliente dhe një punonjës policie/ Arrestohet pronarët e një dyqani në Tiranë

Në pranga janë vënë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ata kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa 41-vjeçarja dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë
Kanosën, privuan lirinë e një klienteje dhe kundërshtuan e goditën punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 2 shtetas, pronarë të një dyqani.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Ad space (horizontal)
A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories