Aktualitet

BKH kontroll në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane

A24News
A24News
14.06.2026 · 1 min read
BKH kontroll në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane

Burime të VNA bëjnë me dije se gjatë kontrollit është sekuestruar edhe telefoni celular i biznesmenit.

Kontrollet janë në vijim të megaoperacionit të SPAK, i cili goditi tre grupe të dyshuara kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Në qendër të hetimeve janë grupet e drejtuara nga Artur Shehu, Artur alias Luciano Koceku dhe Alfredo Hamzai.

Sipas dosjes hetimore, paratë e përfituara nga trafiku i drogës dyshohet se investoheshin në sektorin e ndërtimit përmes biznesmenëve Ilir Shtufi dhe Orest Sota. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu investime të dyshuara në projektin Green Coast në Palasë, në pronësi të Samir Manes.

Emri i Manes përmendet në materialet hetimore të SPAK. Burimet konfirmojnë se gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje dhe materiale që mund t’i shërbejnë hetimit, ndërsa telefoni celular i biznesmenit është marrë për verifikime të mëtejshme. Deri tani nuk ka një reagim publik nga Samir Mane lidhur me këtë zhvillim.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories