Goditja theu gjithashtu dy dritare të kullës . Imazhet e incidentit treguan mbeturinat e aeroplanit duke rënë vertikalisht në tokë, ndërsa tym i dendur u pa duke u ngritur nga kati përdhes i ndërtesës. Mbetjet ranë pranë hyrjes lindore të Kullës CITIC (China Zun) dhe shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje.
Sipas informacioneve paraprake, avioni i rrëzuar, një Sunward SA60L Aurora, operohej nga Shuangyue… Ndërsa deri më tani, numri i saktë i viktimave mbetet i paqartë. Kulla gjigande ndodhet në lagjen qendrore të biznesit të distriktit Chaoyang dhe shpesh quhet “China Zun” dhe është 1,700 metra i lartë. Sipas mediave lokale, avioni ishte një avion B-12PP.
Piloti ishte ngritur nga Aeroporti Sifoshi vetëm gjysmë ore më parë dhe po përgatitej të kthehej në aeroport për ulje kur papritmas devijoi nga trajektorja e fluturimit. Ndërsa askush që ishte brenda kullës, nuk ka pësuar lëndime.
Pas incidentit, policia bllokoi rrugët përreth rrokaqiellit dhe i pengoi kalimtarët të bënin foto dhe video të vendit të ngjarjes. Prania e madhe e policisë në vendngjarje i pengoi disa qytetarë të bënin foto dhe u kërkoi të tjerëve të fshinin çdo foto që kishin bërë ndërsa evakuonin njerëzit nga ndërtesa.




